MSH furnizon QMF-të me vaksina kundër gripit

2019-02-28 në ora 12:38

Ministria e Shëndetësisë, bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.

Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.

Sipas MSh-së, prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, kundër gripit.

Ministria u ka bërë thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *