Manikyri i thonjve gjatë shtatzënisë, a do të ketë efekte anësore

2019-01-30 në ora 11:14

Përderisa ekspozimi kronik ndaj shpërbërësve të përdorur në sallonet e manikyrit (si acetoni në shlyesin e llakut dhe tolueni në llakun e thonjëve) nuk është mirë për ju, manikyri i thonjëve një herë, në disa javë nuk është rrezik i madh, posaçërisht në rast se përkujdeseni që saloni të ketë ventilim të mirë.

Ka tejet pak apo dhe aspak fare evidencë se ekspozimi i grave shtatzëna manikyrit apo pedikyrit është i dëmshëm për fetusin.

Pedikyri mund të jetë tejet i mrekullueshëm në veçanti gjatë shtatzënisë së vonë kur keni problem që ti arrini majat gishtave të këmbës për ti prerë thonjtë.

Pasi që ndjeshmëria ndaj erërave është e rritur gjatë shtatzënisë, tymi dhe erërat mund të shkaktojnë vjellje tek disa femra, prandaj lokali i ventiluar mirë është më së i domosdoshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *