Kardiokirurgu Xhemali kërkon nga zviceranët që të pranojnë shkollimin e shqiptarëve

2019-12-03 në ora 09:01

Kryetari i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, kardiokirurgu i njohur Omer Xhemali, i ka kërkuar sekretarit gjeneral të „FMCH“-së Markus Tretmann t`i hapin dyert për mjekët shqiptarë, duke standardizuar modalitetet e pranimit të diplomave

Në një simpozium të organizuar nga Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës, kardiokirurgu i njohur, shqiptari nga Tetova, prof. dr. Omer Xhemali, që njihet edhe si shqiptari i parë që ka bërë transplantim të zemrës, i ka bërë një lutje interesante publike, mysafirit të tij në këtë simpozium, sekretarit gjeneral të „FMCH“-së, Markus Tretmann. Ai është lutur që FMCH t`i standardizojë modalitetet, në mënyrë që mjekët shqiptarë sa më shpejt që të jetë e mundur të ushtrojnë në mënyrë të barabartë profesionin e tyre këtu në Zvicër, njofton albinfo.ch.

“FMCH” është organizata ombrellë e 20 shoqatave mjekësore kirurgjikale dhe invazive dhe tri shoqatave profesionale në Zvicër. „FMCH“ përfaqësohet në të gjitha komitetet e „FMH“, në Asamblenë e të Deleguarve të „FMH“ dhe në Shoqatën e Mjekësisë. Përfaqesuesi i tyre, Markus Tretmann ka marrë pjesë në simpozumin e LMSHZ me një fjalë përshëndetëse duke vlerësuar lart kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër, njofton albinfo.ch.

Megjithatë ai është parë në siklet nga fjalët e drejtpërdrejta të shefit të Klinikës së Zemrës në kuadër të spitalit „Triemli“ në Cyrih.

„Ne jemi kolegë, të njëjtë si ju. Ka shumë kolegë tanë që studimet e tyre universitare i kanë mbaruar këtu, por një pjesë jona ka mbaruar studimet vërtet në shtëpi (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore), por edhe ato janë universitete, e nuk janë shkolla kancerogjene. Ne nuk jemi metastazë“, i ka kërkuar Xhemali mikut të tij, Tretmann, shkruan albinfo.ch.

Më poshtë po ju sjellim fjalimin e plotë të kardiokirurgut Prof. Dr. med. Omer Xhemali

I nderuar zoti Tretmann, për ne është një nder i veçantë t’ ju kemi në mesin tonë. Jemi shumë të nderuar që keni ardhur te ne dhe atë në një të shtune. Për këtë ju falënderoj shumë.

Ne shqiptarët jemi popull shumë paqësor, sinqerisht ne e duam paqen. Por, ne dimë edhe të luftojmë. Për atë sot më duhet të luftoj dy herë; një herë kundër mikut tim Florimit (Plotësimi ynë: me të cilin do të referonte në kuadër të temës: Diabeti në qendër të vëmendjes), dhe një herë më duhet të luftoj pak kundër jush, ngase unë tani ju shoh juve si përfaqësues të shoqërisë zvicerane dhe lutja ime te ju është: Na merrni neve (mjekëve shqiptarë-plotësimi ynë), ju lutem seriozisht.

Ne jemi kolegë, të njëjtë si ju. Ka shumë kolegë tanë që studimet e tyre universitare i kanë mbaruar këtu, por një pjesë jona ka mbaruar studimet vërtet në shtëpi (Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore), por edhe ato janë universitete, e nuk janë shkolla kancerogjene. Ne nuk jemi metastazë.

Unë e di që për këso pyetje i keni dyert e hapura dhe unë dua edhe një herë t’ju lus zyrtarisht. “Ju lutem, standardizoni modalitetet, në mënyrë që kolegët tanë sa më shpejt që të jetë e mundur të ushtrojnë në mënyrë të barabartë profesionin e tyre këtu në Zvicër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *