Gjinia e foshnjës brenda barkut ndikon në sistemin imunitar të nënës

2018-08-04 në ora 13:24

Gjinia e një fëmije mund të ndikojë në sistemin imunitar të një gruaje shtatzënë, sugjeron një studim i ri.

Për studimin, hulumtuesit kontrolluan nivelet e shënuesve imunë të quajtur citokina në gjakun e 80 grave shtatzëna.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë ndryshim në nivelet e citokinës bazuar në seksin e fetusit. Por ata gjetën se “qelizat imunologjike të grave që mbanin fetuse femra prodhonin më shumë pro-inflamatorë të citokineve kur ishin të ekspozuar ndaj baktereve”, u shpreh autorja kryesore  e studimit Amanda Mitchell.

“Kjo do të thotë se gratë që mbanin fetuse femra shfaqën një përgjigje inflamatore të rritur kur sistemi i tyre imunitar u sfidua, krahasuar me gratë që mbanin fetuse meshkuj”, shpjegoi ajo, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit shpjeguan se inflamacioni është kritik në reagimin e trupit ndaj viruseve, baktereve dhe sëmundjeve kronike.

“Ky hulumtim ndihmon gratë dhe obstetrit e tyre të pranojnë se seksi fetal është një faktor që mund të ndikojë se si trupi i një gruaje i përgjigjet sfidave imune të përditshme dhe mund të çojë në hulumtime të mëtejshme se si dallimet në funksionin imun mund të ndikojnë në mënyrën se si gratë u përgjigjen viruseve të ndryshme, infeksioneve ose gjendjeve kronike shëndetësore, duke përfshirë nëse këto përgjigje ndikojnë në shëndetin e fetusit, ” thotë Mitchell. Studimi u publikua në numrin e  revistës ‘Brain, Behavior and Immunity’./Gazeta Shneta/

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *