Gjashtë arsye pse duhet të flini zhveshur

2017-03-06 në ora 11:32

Përmirëson gjumin

Njerëzit që f lenë zhveshur bëjnë gjumë më të mirë, sesa ata që flenë me rroba. Temperatura e trupit në mënyrë natyrale stabilizohet dhe nëse vishni rroba ju do ta prishni stablitetin, shkruan JerseyDemic, transmeton Gazeta Shneta.

Ndalohen bakteret

Fjetja lakuriq do të parandalojë rritjen e baktereve. Për më tepër, trupi do t’i thajë njollat e djersëve dhe do të qëndrojë rehatshëm.

Ndiheni më të gjallë

Nëse flini zhveshur do të keni kontakt lëkurë-më-lëkurë me partnerin/en dhe kjo do të ndikojë në rritjen e oksitoksinës e cila forcon ndjenjat e besimit dhe lidhjes.

Nxitë energjinë

Duke pasur një gjumë të mirë gjatë natës, niveli juaj i energjisë do të rritet dhe do të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Zvogëlon dhimbjet

Fjetja lakuriq poashtu stimulon qarkullimin dhe zvogëlon dhimbjet, veçanërisht të barkut.

Riparimi i lëkurës

Nëse ju flini zhveshur, lëkura do ta riparojë veten më lehtë pas gjëndra dhjamore do të punojë me kapacitet të plotë. /Gazeta Shneta/