Disa këshilla që duhen ndjekur për bebet

2017-06-10 në ora 07:52

Temperaturat e duhura dhe gjithçka tjetër për një ambient në kushte ideale brenda shtëpisë

Temperatura e ambientit është shumë e rëndësishme për fëmijën dhe sipas ekspertëve, gjatë dimrit ajo nuk duhet të jetë më e lartë se 20 gradë.

Por si duhet të jetë ambienti i shtëpisë për të qenë ideal për të porsalindurin?

Temperatura në shtëpi duhet të jetë gjithmonë konstante;

Temperatura ideale do të ishte 20 gradë, por në banjo mund të jetë edhe pak më e lartë, ndërsa në dhomën e gjumit jo më shumë se 18 gradë.

Dhoma ku fle fëmija duhet të jetë e ajrosur mirë dhe jo me ajër shumë të thatë;

Nëse në shtëpi përdorni kalorifer, vendosni një lagështues ajri;

Nëse shtëpia ka shumë lagështirë mund të instaloni një tharës ajri (janë aparatura të posaçme që mund t’i blini në dyqanet me elektroshtëpiake);

E ajrosni mirë shtëpinë. Idealja do të ishte 3 herë në ditë: në mëngjes, në mesditë, dhe në darkë para gjumit,

Nëse fëmija ka lindur para kohe temperatura mund të jetë disi më e lartë, përkatësisht rreth 22-24 gradë me lagështirë 50%. Temperatura e ujit të banjos duhet të jetë rreth 36-37 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *