Çka e shkakton agresivitetin tek fëmijët, a janë këto sjellje normale?

2019-04-30 në ora 11:11

Kur fëmijët arrijnë moshën 2 vjecarë pësojnë një ndryshim në personalitetin e tyre. Prej aty ku ishin fjalëmëbl dhe më të dashurit e nënës, shndërrohen në krijesat me agresive që keni parë ndonjëherë.

Por çka e shkakton këtë ndryshim?

Sipas studimeve të bëra, sjelljet që prindërve mund t’u duken si të çmendura në realitet janë krejtësisht normale dhe duhen pranuar me menjde të hapur, përcjellë GazetaShneta.

Ky pësim i ndryshimit të karakterit vie në një moshë që truri i fëmijëve fillon të zhvillohet dhe të përceptojë grimca të pushtetit dhe pavarësimit. Dhe meqenëse se shumica e prindërve nuk arrijnë ta kuptojnë këtë ndryshim psikologjik ata i shtypin fëmijët, të cilët më pas tërë energjinë e shprehin përmes sjelljeve agresive, shkruan “Mom.me”.

Por çfarë nëse fëmija nuk tregon mëshirë për sjelljet e tij agresive?

As kjo sjellje nuk duhet lënë vend për shqetësim sepse fëmijët në atë moshë nuk kanë ende ndërgjegjësim të plotë që të kuptojnë se po i shkaktojnë dhimbje palës tjetër. Edhe këtu është I nevojshëm edukimi nga prindërit. Ju duhet të tregoheni të durueshëm dhe të bëni kujdes me intonacionin e zërit. Nuk mund t’i kërkoni të qetësohet nëse ju po ia thoni këtë më zë të lartë. Fëmijët janë absorbues të përpiktë, andaj sigurohuni që ato që absorbojnë të jenë veprime ideale.

Aq më pak që përdorni forcë ndaj tyre aq më shumë bashkëpunim me ta do të keni. Thuani “Jo” në mënyrë xhëntile dhe bëjani me dije se sjellet që po i bëjnë janë një veprim që nuk duhet bërë. Por gjithmonë duhet t’u sygjeroni një zëvendësim më të mirë për atë sjellje; dhe po ashtu të siguroheni që sygjerimet tuaja të përkasin 100% edhe me veprimet tuaja. Përdnryshe do hasni në kundër-efekt./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *