Një ngjarje skandaloze ka ndodhur para pak ditësh në Emergjencën e komunës së Ferizajt.
Një zyrtar i lartë i komunës shkoi në spital dhe e parkoi veturën bash në hyrje të Emergjencës, shkruan Gazeta Shneta.
Një vizitor në këtë klinikë e fotografoi veturën me targa zyrtare 05Z-31-25.
Pak më vonë, i njëjti thotë se ka ardhur autoambulanca e cila siç shihet edhe në fotografi, nuk mund të afrohet tek hyrja e Emergjencës për ta futur brenda pacientin.
Në këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës, por sipas dëshmitarit, zyrtari i komunës është lutur që ta heq veturën, por nuk janë ndërmarr masa ndaj tij.
Kjo nuk është hera e vetme që hyrjet e emergjencave bllokohen nga veturat zyrtare dhe civile. /Gazeta Shneta/