Nga dita e sotme Klinika e Urologjisë ka nisur punën normalisht në sallat e operacionit dhe ambulancën specialistike
Pas ndërprerjes së grevës në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Klinikën e Syve, punën me programin operativ e kanë nisur edhe urologët, shkruan Gazeta Shneta.
Kështu kanë njoftuar vet menaxhmenti i Klinikës me një letër zyrtare drejtuar Zyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. “Klinika e Urologjisë sot ka zhvilluar punën me sallën operative dhe ambulant specialistike. Nesër kemi program operativ dhe kështu po vazhdojmë gradualisht drejt normalizimit”, thuhet në këtë njoftim.
Poashtu në këtë njoftim bëhet e ditur se shumica e urologëve tashmë janë pro pezullimit të grevës dhe kjo pritet të ndodh së shpejti. /Gazeta Shneta/