Iniciativat popullore në gjithë vendin që kërkojnë edhe baballarët të kenë një pushim pas lindjes së fëmijës nuk është miratuar nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Ajo ka rekomanduar parlamentit që të votojë kundër kësaj iniciative, siç shkruan sda.ch. Në kërkesën e tyre kjo iniciativë ka kërkuar rreth katër javë pushim për baballarët. Derisa kjo do të financohej nga kompensimi i të ardhurave.
Këshilli Federal në rekomandimin e tij të lëshuar ndër të tjerash shkruan se, ndonëse e mirëkupton këtë kërkesë, është i mendimit se një pushim i tillë do ta ngarkonte shumë ekonominë. Për këtë arsye, vendimi për pranimin ose jo të “pushimit të lindjes për baballarët” duhet t`u lihet në përgjegjësi punëdhënësve, gjegjësisht ndërmarrjeve private.