Zjarr në qendrën ruse ku studiohen viruset më të rrezikshme

2019-09-17 në ora 13:18

Një shpërthim i gypit me gaz në një laborator për studimin e viruseve në Rusi e ka shkaktuar një zjarr në këtë qendër. Kjo qendër ka një ndër laboratorët më të pasura me mostra të viruseve të rrezikshme.

Vëzhguesi rus për sigurinë e konsumatorëve tha të martën se një punëtor është dërguar në spital për shkak se ka pësuar djegie të shkallës së tretë, të cilat i pësoi në zjarrin që shpërtheu në Qendrën Hulumtuese për Virologji dhe Bioteknologji në qytetin rus të Novosibirskut.

Ky vëzhgues tha se në dhomën për inspektime sanitare nuk ka pasur substance të rrezikshme biologjike në kohën e shpërthimit të zjarrit.

Kryetari i qytetit, Nikolai Krasnikov, tha se laboratori i gjendur në katin e pestë të ndërtesës ishte duke u riparuar në kohën kur ndodhi incidenti.

Në vitet e shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, në këtë qendër janë zhvilluar armë biologjike dhe bakteriologjike si dhe mekanizma për mbrojtje kundër tyre.

Nën mbikëqyrjen e autoriteteve, kjo qendër ruan mostra të viruseve të rrezikshme, si antraksi, ebola dhe viruse të tjera, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *