Java e parë e jetës së foshnjës tuaj mund të jetë një kohë e veçantë dhe e jashtëzakonshme. Ju mund të ndjeheni sikur nuk mund ta imagjinonit jetën pa vogëlushin/en tuaj, dhe gjithashtu të mahniteni që jeta juaj mund të ndryshojë kaq shumë.
Edhe pse foshnja juaj është vetëm një javëshe, ka disa gjëra që ndodhin në rritjen dhe zhvillimin e tyre gjatë kësaj kohe shkruan VeryWellFamily.
Poashtu, përqendrohuni në atë që është më e rëndësishmja. Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është që ju dhe fëmija juaj të merrni pushimin dhe shërimin prej lindjes përcjell Gazeta Shneta.
-Fillimisht, vlen të theksohet se foshnja juaj do të humbasë peshë (lëngu i tepërt nga shtatzënia dhe lindja) gjatë ditëve të para të jetës.
Në fakt, shumica e foshnjave do të jenë dukshëm më të lehta gjatë kohës kur jeni larguar nga spitali. Kjo është normale, kështu që nuk ka nevojë të alarmohet.
Përgjatë javës së parë, gjithashtu do të ketë takimin e parë të mjekut – zakonisht disa ditë pasi të jenë larguar nga spitali.
-Në takim, mjeku do të matë perimetrin e kokës së foshnjës tuaj. Siç rezulton, është një matje shumë e rëndësishme që ndihmon mjekun të dijë se çfarë po ndodh me rritjen e trurit të fëmijës tuaj.
Gjitashtu, foshnja juaj në këtë fazë po punon për të rregulluar aftësitë e nevojshme për të mbijetuar jashtë mitrës.
-Prioritetet kryesore? Qumështi, tretja dhe vendosja e sistemit të tyre imunitar dhe sistemit të tretjes me florë të mirë për të zhvilluar një mikrobiomë të veçantë nga nëna.
Tani për tani, foshnja juaj mbështetet shumë në një ndjenjë erë dhe ndjenjën e prekjes, kështu që është e rëndësishme që të keni sa më shumë kontakt lëkure në lëkurë këtë javë. /Gazeta Shneta /