Çfarë mund të bëjë fëmija gjatë muajit të katërt:
Qesh me zë
Bërtet me gëzim
Vëren çdo gjë që ndodh rreth tij, eksploron mjedisin dhe zbulon gjëra të reja që mund t’i bëjë më entuziazëm
Duket se i pëlqen koha e banjës/ larjes dhe momentet kur i flisni
Tregon gëzimin duke tundur këmbët dhe lëvizur duart dhe duke qeshur me zë të lartë
I pëlqen shoqëria me njerëz
Kur është përmbys, mund të çojë kokën në 90 gradë dhe e kthen atë majtas e djathtas
Mund të shikojë objekte që lëvizin në formë gjysmë rrethi (180°), në distance prej 15 cm nga fytyra e tij
Mund të qëndrojë mbi krahë dhe të çojë kraharorin, kur është në pozicionin përmbys
Mund të zgjasë duart për të arritur sende
Mund të marrë një lodër në duar
Zbulon që këmbët dhe duart janë pjesë e tij dhe luan me gishtat
Mund të mbajë në duar disa gjëra për pak kohë
Lëshon shumë tinguj të shkurtër