24-vjeçarja amerikane Ashley Caughey, e diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit të kockës refuzoi kimioterapinë gjatë kohës së shtatzënisë në mënyrë të mund të sillte në jetë vajzën e saj.
E reja ishte diagnostikua me kancerin e quajtur ‘osteosarcoma’ në vitin 2015, që ishte zhvilluar në këmbën e saj të majtë, kur ishte në javën e 10 të shtatzënisë në pritje të fëmijës së dytë dhe mjekët e paralajmëruan se mundësitë që të shpëtonte ishin të shumta nëse do t’i nënshtrohej kimioterapisë, por me një çmim; fëmija që rritej brenda saj do të vdiste.
Caughey i refuzoi trajtimet mjekësore që do t’i merrnin jetën foshnjës së saj të palindur.
“Nuk do të vras një fëmijë të shëndetshëm sepse jam e sëmurë. Ajo nuk ka asnjë faj”, kishte thënë 24 vjeçarja.
E solli në jetë vajzën e saj, Paisley në qershor, por bashkë me lajmin e mirë, mori edhe më shumë lajme të këqija; kanceri tashmë kishte përparuar në të gjithë trupin e saj, edhe në tru.
Pas diagnozës përfundimtare, çifti u martuan në muajin nëntor, në shoqërinë e dy fëmijëve të tyre.