Mënyra më e lehtë për të pasur qerpikë të gjatë dhe të dendur nuk është as kthyesja e qerpikëve e as qerpikët fallco.
Vetëm me një produkt në kushte shtëpie ju mund të keni qerpikët voluminozë që keni dëshiruar gjithmonë.
Mësoni si të përdorni pudrën e bebes për të zgjatur qerpikët në pak sekonda.
- Aplikoni rimelin mbi qerpikët e sipërm.
- Pas aplikimit të parë, me një furçë rimeli të thatë të lyer me pudër bebeje bjerini sipër qerpikëve.
- Me mollëzat e gishtave pluhurosni sërisht qerpikët me pak pudër bebeje.
- Aplikoni një shtresë të dytë rimeli dhe do të shikoni që qerpikët tuaj jo vetëm do të duken më të dendur por gjatë gjithë ditës do të jenë të kthyer.