Zëvendësimi i valvolës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike

2018-04-24 në ora 08:18

Një spital në Lincoln të shtetit Nebraska është një nga spitalet e para në Shtetet e Bashkuara që kryen një procedurë të re për zevendësimin e valvës së aortës në zemër pa ndërhyrje kirurgjike.

Zëvendësimi i valvolës në aortë pa ndërhyrje kirurgjike

Pacientët me stenozë të aortës – kur një prej valvolave (kllapave) të zemrës ngushtohet – tani mund të kenë një tjetër mundësi trajtimi. Procedura është për pacientët të cilët konsiderohen me rrezik të lartë, ose nuk mund të operohen duke u hapur zemrën.

Gjatë kësaj procedure, mjekët përdorin një kateter duke e futur në kofshë të pacientit. Një valvë e re vendoset në zemër nëpërmjet këtij kateteri. E gjithë procedura zgjat rreth dy orë dhe periudha e shërimit është përgjithësisht shumë e shpejtë. Kjo mënyrë u miratua nga administra e ushqimeve dhe barnave (FDA) nëntorin e kaluar, dhe që nga ajo kohë spitali Nebraska Heart ka kryer dy procedura të tilla. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *