Rreth 800 milionë punëtorë në mbarë botën mund të humbasin vendet e punës si shkak i robotët dhe automatizimit deri në vitin 2030, ekuivalente me më shumë se një të pestën e fuqisë punëtore globale.
Kjo është sipas një raporti të ri që mbulon 46 vende dhe më shumë se 800 profesione nga ana e hulumtimit të McKinsey & Co, transmeton Gazeta Shneta
Kompania konsulente tha të mërkurën se si vendet e zhvilluara ashtu edhe ato në zhvillim do të ndikohen.
Operatorët e makinerisë, punëtorët e ushqimit të shpejtë dhe punonjësit e zyrave janë ndër ata që do të jenë më të prekur nëse automatizimi përhapet shpejt përmes vendit të punës.