Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes rrjetit të tij social në Facebook ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Klinikën Emergjente dhe Infektive.
Sipas tij, gjatë këtij takimi u shtrua si pikë diskurimi përshpejtimi I inicimit të specializimeve të reja të mjekëve, transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu gjatë këtij takimi Zemaj bisedoi me mjekët rreth shqetësimet që ka shkaktuar pandemia, infrastukturën dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Gjithashtu, me këtë rast u bë edhe pranim dorëzimi i modelit të ri të autoambulancës me të gjitha pajisjet përkatëse. /GazetaShneta/