Drejtori i Klinikës së Syve në QKUK, Dr. Florim Zejnullahu, pasi nuk u rizgjodh në këtë pozitë me konkursin e fundit për drejtor, po ankohet se iu bë e pa drejtë nga Komisioni Përzgjedhës. Zejnullahu po pretendon për parregullsi në procedurat e konkursit si dhe ndikime nga menaxhmenti i SHSKUK-së
Rezultatet e konkursit për drejtor në dy klinika të QKUK-së, Gjinekologji dhe Oftalmologji, kanë shkaktuar pakënaqësi nga kandidatët që nuk fituan. Këta të fundit kanë ushtruar ankesa fillimisht në Komisionin e SHSKUK-së, e pasi iu refuzuan, tashmë janë drejtuar në Inspektoratin e Punës.
Drejtori ende në fuqi i Klinikës së Syve, Dr. Florim Zejnullahu, humbi këtë pozitë në garën me Dr. Adem Miftarin. Ky i fundit u zgjodh drejtor nga Komisioni Përzgjedhës me 367 pikë, derisa Zejnullahu mori 349 sosh. Por Zejnullahu po pretendon se iu bë e pa drejtë dhe po ankohet se ka pasur parregullësi dhe ndikim në Komisionin Përzgjedhës dhe Komisionin e Ankesave të SHSKUK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Në ankesën që ka deponuar në Inspektoratin e Punës, Zejnullahu thotë se në konkurs për drejtor të Klinikës së Syve nuk është kërkuar përvoja 5-vjeçare menaxheriale, përkundër se një gjë e tillë është kërkuar në klinika tjera. Poashtu ai thotë se Komisioni Përzgjedhës nuk ia kanë numëruar pikët e gradës Master me 120 ECTS kredi, derisa kundërkandidatit të tij i janë llogaritur pesë pikë me vetëm 90 ECTS kredi.
Zejnullahu në ankesën e tij parafrazuar edhe Kryetarin e Komisionit Përzgjedhës, Dr. Fakir Spahiu dhe Kryetarin e Komisionit për Ankesa, Dibran Zogaj, për ndikime nga menaxhmenti i SHSKUK-së.
Më poshtë është ankesa e plotë e tij e deponuar në Inspektoratin e Punës. /Gazeta Shneta/