Askush nuk mund të thotë saktësisht se sa kohë do të ju duhet për të mbetur shtatzënë. Por mund t’ju themi se si mund të përpiqeni t’i shpejtoni gjërat së bashku.
Sa kohë duhet të prisni?
Shumica e grave mbeten shtatzënë brenda tre muajve pasi ata fillojnë marrëdhëniet intime. Afati juaj kohor mund të jetë më i gjatë nëse jeni më të vjetër, keni disa zakone të plleshmërisë jo miqësore (si pirja e duhanit) ose keni një gjendje që pengon pjellorinë, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa më poshtë keni disa prej përqindjeve tek disa çifte për të pasur një fëmijë.
30 për qind mbeten shtatzënë brenda ciklit të parë (rreth një muaj).
60 për qind mbeten shtatzënë brenda tre cikleve (rreth tre muaj).
80 për qind mbeten shtatzënë brenda gjashtë cikleve (rreth gjashtë muaj).
85 për qind mbeten shtatzënë brenda 12 cikleve (rreth një viti).
91 për qind mbeten shtatzënë brenda 36 cikleve (rreth tre vjet).
93 deri 95 për qind mbeten shtatzënë brenda 48 cikleve (rreth katër vjet).
Nëse ju provoni për një vit pa sukses, është e rrugës që të kërkoni ndihmë nga një specialist. Ju mund të vazhdoni akoma me përpjekjet, por është më mirë të mësoni më herët nëse keni një problem themelor të fertilitetit në mënyrë që të mos e humbni kohën e çmuar./Gazeta Shneta/