Zakonisht duhet shumë kohë që pasi të vijnë në këtë botë që të kuptojnë një objekt, apo të mësojnë të shkruajnë.
Ndërsa në cdo aftësi, fëmijët tregojnë një preferencë të mundshme për përdorimin e pjesëve të caktuara të trupit. Megjithatë, por akoma nuk dihet me siguri nëse foshnjat janë djathtake apo majtake qysh kur janë në barkun e nënës.
Kështu që për t’iu përgjigjur kësaj dhe pyetje të ngjashme, Valentina Parma e cila është studiuese në SISSA në Universitetin e Padovës, së bashku me drejtuesit e tjerë zhvilluan një hulumtim të 29 fetuseve gjatë periudhës nëntë mujore ndërsa rezultati ishte vërtetë intrigues, shkruan Mom.me, transmeton Gazeta Shneta.
Duke analizuar karakteristikat e disa lëvizjeve të fetusit dhe duke krahasuar parashikimet me preferencat e treguara nga djemtë dhe vajzat e njëjta në moshën 9 vjecare, studiuesit ishin në gjendje të përcaktonin me saktësi të jashtëzakonshme se preferenca e duarve të fëmijës dhe sistemi motorik janë të përcaktuara mirë dhe shumë të sofistikuara në fillim të javës së 18 të shtatzënisë.
Ata vërejtën që duke filluar nga java e 18-të e shtatëzanisë fetuset lëviznin me saktësi nga preferenca e tyre për dorën e caktuar.
Nëse kjo është e vërtetë, mjekët së shpejti mund të jenë në gjendje të ndërhyjnë dhe të kompensojnë problemet e zhvillimit, të tilla si depresioni, skizofrenia dhe çrregullimet e spektrit autik./Gazeta Shneta/