Shkenctarët kanë zbuluar kohën më të mirë të ditës për të bërë seks me qëllim që të mbeteni shtatzënë. Hulumtimi i bërë nga Spitali Universitar në Cyrih sugjeron se seksi para orës 7:30 të mëengjesit gjatë muajit mars, prill dhe maj të ketë rezultatet më të mira.
Shkenctarët zvicran thonë se spermatozoidi ka 24 orëshin e tyre dhe është më i pajisur për të udhëtuar në vezë herët në mëngjes. Ata gjithashtu sugjerojnë se sperma është më e shëndetshme, me morfologji më të mirë (madhësi dhe formë) gjatë tre muajve të pranverës.
Hulumtuesit analizuan mostrat e spermës nga më shumë se 7, 000 meshkuj të moshës 25 deri në 40 vjeç.
Sipas Daily Mail, autori kryesor Dr. Brigitte Leeners tha se gjetjet mund të ndihmojnë çiftet të krijojnë natyrshëm dhe orët e hershme të mëngjesit ndihmojnë që të mbeteni më lehtë shtatzënë./GazetaShneta/