Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor i cili monitoron nivelet e sheqerit në gjak duke analizuar vendet në lëkurë që janë të djersitura, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Për të kryer funksionin e saj kjo pajisje ka nevoje për fare pak djersë.
Ekipi studiues në Korenë e Jugut, ka treguar që këta sensorë janë të saktë dhe mendohet që do të ndihmojnë pacientët që vuajnë nga diabeti.
Për më tepër tek disa testime të zhvilluara të minjtë, sensorët ishin të lidhur me disa injeksione të vogla, në mënyrë që medikamentet të injektohen menjëherë posa të paraqitet nevoja.