Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i ftohtë dhe kohëpaskohe edhe me riga lokale shiu.
Temperaturat e ajrit, kryesisht do të luhaten mbi vlera mesatare, pos ditën e premte, kur do të pësojnë rënie të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa maksimalet ndërmjet 15-20C, e ditën e premte do të zbresin deri në 12C.
Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e në fundjavë sërish do të rritet mbi këto vlera.