Dhëmbët e bardhë janë një ndër faktorët që definojnë bukurinë e një personi, megjithëse shpeshherë është e pamundur të mos kemi problem me zverdhjen e dhëmbëve.
Nëse dëshironi që të përmirësoni pamjen e dhëmbëve tuaj, ekziston një recetë, e cila do t’ua zbardh dhëmbët në mënyrë të shkëlqyer, transmeton Gazeta Shneta.
Juve do t’iu nevojitet vetëm sodë buke dhe limon.
Si ta përgatisni?
Vendoseni një lugë sodë buke në një enë.
Prejeni limonin në dy gjysma dhe shtrydhini të dy pjesët në sasinë e një luge gjelle.
Shtojeni lëngun e limonit të shtrydhur tek soda e bukës dhe përzieni mirë këta dy përbërës.
Aplikojeni këtë përzierje në dhëmbët tuaj, duke e shpërndarë mirë.
Mbajeni për të paktën dy minuta.
Më pas, shpëlajeni gojën dhe dhëmbët.
KENI KUJDES, të mos e përdorni këtë trajtim shumë shpesh, pasi mund të dëmtojë dhëmbët tuaj./Gazeta Shneta/