Kushdo që ka përjetuar ndonjëherë dhimbjen e ekzemës ka provuar ndoshta çdo gjë për të ndaluar kruajtjen.
Ka shumë lloje të kremrave dhe ilaçe për të ndihmuar në çlirimin e gjendjes së lëkurës, transmeton Gazeta Shneta
Por tani ekspertët sugjerojnë se bërja e dushit çdo ditë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe parandalimin e infeksionit.
Dr. Jonathan Silverberg, autori kryesor i hulumtimit vuri në dukje se shumë njerëz që vuajnë nga ekzema shmangin larjen, për shkak të frikës se do të thajë lëkurën e tyre dhe do t’i përkeqësojë simptomat e tyre.
Hulumtimi i tij zbuloi se një dush me ujë të ngrohtë ose të ftohtë mund të bëjë vetëm të kundërtën, duke përmirësuar simptomat.
Me këtë hulumtim, është pajtuar edhe Shoqata Kombëtare e Ekzemës në SHBA.
Ata gjithashtu sugjerojnë që banjo e rregullt do të ndihmojë në largimin e simptomave të ekzemës.
Vetëm uji mund të largoj fëlliqësinë e ekzemës dhe vetëm përmes lagështisë mund të reduktohen kruarjet, sipas tyre./Gazeta Shneta/