Zakonet e përditshme që po iu shkaktojnë varje gjoksi

2018-06-27 në ora 22:14

Rënia e gjoksit në disa raste është e pashmangshme. Lindja e fëmijës, ushqyerja me gji dhe festimi i sa më shumë ditëlindjeve çon në humbje të elasticitetit dhe kolagjenit të indeve lidhëse poshtë lëkurës, duke shkaktuar rënie të gjoksit.

Megjithatë, disa zakone të përditshme gjithashtu shkaktojnë rënie të gjoksit. Një studim i fundit ka zbuluar se indet e gjoksit plaken 2-3 vite më parë se pjesa tjetër e trupit, prandaj duhet të hiqni dorë nga disa zakone për të parandaluar rënien dhe plakjen e parakohshme të gjoksit.

Dietat

Sa herë shtoni apo humbisni peshë, indet e gjirit tendosen më shumë.

Duhanpirja

As gjoksi nuk mund t’i shpëtojë dëmeve të duhanit. Duhanpirja dobëson dhe plak lëkurën duke pakësuar furnizimin me gjak në sipërfaqen e lëkurës.

Mospërdorimi i kremit kundër diellit

Mospërdorimi i kremit kundra diellit mund të shkaktojë shfaqje të parakohshme të rrudhave. Ai ka të njëjtin efekt në rënien e gjoksit duke ulur prodhimin e kolagjenit dhe dëmtuar lëkurën.

Veshja e reçipetave jo mbrojtëse

Veshja e reçipetave jo të rehatshme është një nga arsyet kryesore të rënies së gjoksit. Herë tjetër kur të blini reçipeta, sigurohuni që të gjeni masën e duhur për gjoksin.

Aktivitetet e rënda

Aktivitete e rënda gjithashtu shkaktojnë rënie të gjoksit si pasojë e humbjes së kolagjenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *