Këngëtarja shqiptare Zaimina Vasjari vazhdon të mbetet në qendër të mediave me shtatzëninë e saj.
Gjatë ditës së djeshme ajo ka organizuar një “Baby Shower” për foshnjën që pak kohë e ndan nga ardhja në jetë.
Zaimina ka treguar se fëmija është i gjinisë femërore.
Madje ajo ka zbuluar edhe emrin e veçantë që ka zgjedhur. Khloe është emri me të cilin do ta pagëzojë vajzën e saj.
Nuk dihet saktë, por këngëtarja së shpejti do të lind vajzën e saj. /Gazeta Express