Këngëtarja e famshme, Zaimina Vasjari, ka publikuar një fotografi të vajzës së saj, të cilës ia ka shfaqur për herë të parë fytyrën, duke e uruar ditën ndërkombëtare të grave.
Për Zaiminën, kjo është hera e parë që e uron festën e grave si një nënë, shkruan Gazeta Shneta.
“Shiko botën dhe buzëqesh, pasi që pa ty jeta është e pa mundur”, ka bashkangjitur Zaimina në fotografi, në një urim për gratë.
Zaimina ka hequr dorë nga angazhimet muzikore, për t’iu përkushtuar dhe për ta rritur vajzën e saj, Khloe-n./Gazeta Shneta/