Meshkujt, ushqimi i të cilëve përbëhet nga yndyrat e ngopura (gjërat ushqimore me prejardhje shtazore: mishi i lopës, mishi i derrit, mishi i qengjit, qumështi dhe djathi) do të duhej të fillonin të ushqeheshin ndryhe nëse dëshirojnë të bëhen baballarë.
Ekspertët nga Harvardi kanë konfirmuar se ky lloj ushqimi dëmton kualiteti i spermës. Nëse ushqehen kështu do të kenë më pak spermatozoide, dhe ato do të jenë më pak të lëvizshme.
Nëse dëshironi të përfundoni me këtë, ndryshoni mënyrën e ushqyerjes. Në menynë tuaj ditore fusni gjëra të shëndetshme, yndyra të ngopura siç janë acidet yndyrore omega-3 (salmon, tuna dhe vaji i ullirit) dhe acidet yndyrore omega-6 (me peshk konsumoni edhe drithëra integrale).
“Kemi hulumtuar lidhjen në mes të dy mënyrave të ushqyerjes dhe kualitetit të spermatozoideve. Kjo tregon lidhjen – ushqyerja e keqe, përmes mënyrës stresuese të jetesës shpie në sterilitetin e meshkujve”, ka spjeguar Dr. Xhill Etamen, e cila ka udhëhequr këtë hulumtim.
Në hulumtim, janë anketuar 91 meshkujt, dhe të gjitha janë përgjigjur në pyetësorin në lidhje me shprehitë në të ushqyer. Po ashtu u është matur sasia e acideve yndyrore në spermë.
Të anketuarit me sasinë më të madhe të acideve yndyrore kanë pasur 41 për qind më pak spermatozoide në raport me meshkujt të cilët kanë konsumuar sasi më të vogla të yndyrave të ngopura.