Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj është tanimë në ditët e saj të fundit të shtatzënisë, ku ajo pritet ta sjellë në jetë një vajzë të ëmbël.
Ajo këto ditë ka realizuar një set fotografik si dhe një video, ku në të dyja shihet të jetë mjaft e ëmbël, edhe përse është në ditët e saj të fundit të shtatzënisë. Ajo kishte veshur një fustan me ngjyrë rozë dhe ishte në një ambient fantastik me lule, derisa Xhensila shkëlqente.
Ajo ka hedhur këto foto në rrjetin social Instagram duke i vënë edhe një mbishkrim: Po i ndaj kto foto pak jave para se e vogla ime te vije ne jete, shprehet këngëtarja./Gazeta Shneta/