Vritet një 30-vjeçar në Gjakovë, i dyshuari dorëzohet në Polici

2017-11-01 në ora 10:18

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Gjakovës.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin ku i ndjeri punonte, në qebaptore “Toni”, transmeton Gazeta Shneta.

“A.H, kosovar/shqiptar, rreth 30 vjeçar nga Gjakova”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari është dorëzuar në Polici.

“Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje  e mëhershme për motive të ulëta”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexoni njoftimin e plotë:

Stacioni policor në Gjakovë në ora 09:40 ka marr informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Xhafer Lipoveci”

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje, mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës:

A.H, kosovar/shqiptar, rreth 30 vjeçar nga Gjakova.

Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor, i dyshuar është:

E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .

Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje  e mëhershme për motive të ulëta.

I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *