Banorët e lagjes Matiçani në Prishtinë tregojnë se ende nuk është larguar granata e dorës e gjetur të vendi i quajtur “te qeshmja”.
“Ende nuk kanë ardhur ekipa e çminimit. Janë veç dy policë të cilët e kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po e ruajnë”, ka deklaruar një banor për Gazeta Shneta.
Ai shton se nga Policia u është thënë se ekipi i çminimit është në terren dhe nuk mund të vijë për momentin.
Policia e Kosovës më herët e ka konfirmuar gjetjen e një granate dore në këtë vend. /Gazeta Shneta/