Vjosa Osmani e keqinformuar, Infektiva ka qenë e furnizuar me serum kundër gjarpërinjve

2019-09-24 në ora 20:50

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani, duket se është keqinformuar për furnizimin me serum të Klinikës Infektive në QKUK.

“Paramendoni në QKUK s’ka pas serum gjatë gjithë verës dhe qytetarët kanë qenë të rrezikuar nga kafshimi i gjarpërinjve”, ka thënë Osmani gjatë debatit në T7.

Në fakt ajo ka mundur të keqinformohet nga grupi i ekspertëve të shëndetësisë në LDK ku bën pjesë edhe ish-zëvendësministri i shëndetësisë Izet Sadiku, specialist në Infektivë. Kjo për faktin se në Klinikën Infektive ka pasur serum. Të paktën kështu pati deklaruar ish-drejtori i kësaj klinike Dr. Hamdi Ramadani në një prononcim për Gazetën gjatë muajve të verës. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *