Shumica e femrave të rritura duhet të vizitojnë gjinekologun rregullisht, qoftë në aktivitet seksual apo jo.
Sa shpesh duhet të bëhet vizita e gjinekologut?
Femrat duhet të bëjn kontrollën e parë gjinekologjike kur fillojnë aktivitetin seksual, apo brenda 2 deri në 3 vjet pasi të hynë në fazën e aktivitetit seksual. Kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj kohe duhet patjeter të ketë marrëdhënie seksual.
Aktivizimi seksual tek femra nis në moshën 21-vjeçare, dhe kjo moshë është ideale për vizitën e parë, shkruan Everyday Health, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e femrave, mendojnë se vizita një herë në vit është mjaftueshëm. Dhe, kjo është shumë në rregull nëse gëzoni shëndet të mirë.
Nëse nuk jeni duke e marrë në konsideratë mbetjen shtatzënë, dhe nuk keni probleme shëndetësore, atëherë është shumë në rregull nëse vizita bëhet një herë në vit. Problemet shëndetësore zakonisht janë problemet me ciklin menstrual, dhimbje, irritim në zonën e vaginës, etj.
Rastet tjera për të vizituar gjinekologun:
Disa situata të tjera mund të shpeshtojnë kontrollën tuaj tek gjinekologu. Këto situata përfshijnë dhimbje dhe jorehati në zonën e vaginës dhe ndryshime në ciklin menstrual.
Këto probleme mund të jenë:
- Ndryshimet në ciklin menstrual
- Menopauza
- Gjakderdhje e çrregullt
- Dhimbje dhe jo rehati.
Të lartë-përmendurat janë vetëm disa nga problemet shëndetësore që duhet t’i keni parasysh në jetën tuaj. Shumica prej tyre nëse nuk trajtohen me kohë, mund të bëhen edhe kërcnuese për shëndetin tuaj në përgjithësi. /Gazeta Shneta/