Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar realizimin e premtimit të ndërtimeve të spitaleve në Prishtinë dhe Ferizaj.
Uran Ismaili ka treguar për Ekonomia Online se në fillim të vitit 2018 do të nisë dhe realizohet premtimi i ndërtimit të spitaleve në Prishtinë dhe Ferizaj.
Ismaili bën të ditur se kontrata për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt do të nënshkruhet në Janar, ndërsa për Spitalin e Prishtinës “lopata e parë” pritet të hidhet në fund të vitit.
Gjithashtu, sipas Ministrit Ismaili, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 në sektorin e shëndetësisë do të punësohen 300 punëtorë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Ekonomia Online.