Një dozë e vetme e vitaminës D mund të ndihmojë gratë me periudha të dhimbshme të ndjehen më të rehatshme dhe të kalojnë kundër përdorimeve të qetësuesve, raportojnë studiuesit italianë.
Antonino Lasco, doktor i Universitetit të Mesinës, dhe ekipi i tij krahasuan përdorimin e dozës së vitaminës D me pilulat e placebo shkruan WebMd.
Ata studiuan 40 gra, nga mosha 18 deri në 40 vjeçe. Të gjitha kishin periudha të dhimbshme menstruale, të njohura si dismenorrheae cila prek gati gjysmën e grave që kanë menstruacione përcjell Gazeta Shneta.
Përveç dhimbjes, gratë dhe vajzat mund të ketë nauze, të vjella, diarre dhe probleme me gjumin.
“Ne kemi vërejtur një ulje të ndjeshme të dhimbjes në grupin e vitaminës D në krahasim me grupin e placebo gjatë kohëzgjatjes dy mujore të studimit tonë,” shkruan Lasco.
Studimi është publikuar në Arkivin e Mjekësisë së Brendshme.
Një dozë prej 4,000 njësi ndërkombtare (IU) në ditë cilësohet si ” niveli më i tolerueshëm ” nga Instituti Amerikan i Mjekësisë.
Ndërsa ky hulumtim përfshiu një dozë teje të madhe për përdorim.
Megjithatë, gratë nuk duhet ta provojnë këtë qasje më vete, paralajmëron Tarek Bardawil, profesor ndihmës i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Miami.
Ai rishikoi gjetjet për WebMD duke u deklaruar se : “Numri i pacientëve të studiuar është shumë i vogël” .
“Doza është shumë e lartë si dhe para se të hidhemi në përfundime, kemi nevojë për studime të mëtejshme.” /Gazeta Shneta /