Është një nga infeksionet më të zakonshme virale, por pak njerëz kanë dëgjuar për të.
Citomegalovirusi, ose CMV, është një anëtar i familjes së herpesit, i cili shkakton një sëmundje jo specifike të gripit në të rriturit e shëndetshëm. Transmetuar nga kontakti me pështymë, urinë ose sekrecione gjenitale, deri në 85 për qind e njerëzve janë infektuar me të deri në moshën 40 vjeç raporton Essential Baby, transmeton Gazeta Shneta.
Për shumicën prej nesh, CMV është një sëmundje e vogël që kalon pas disa ditësh. Në disa njerëz, megjithatë, duke përfshirë gratë shtatzëna, efektet mund të jenë shumë më të rënda.
“CMV mund të shkaktojë probleme serioze për fetusin e palindur”, thotë profesor Michael Permezel, president i Kolegjit Australian “Royal” dhe Kolegjit të Zelandës së Re të Obstetërve dhe Gjinekologëve.
“Më të ndjeshmet ndaj infeksionit CMV janë gratë që nuk e kanë pasur më parë – e cila është rreth gjysma e të gjitha grave shtatzëna”.
Sipas profesorit Permezel, të grave që kontraktojnë CMV gjatë shtatzënisë (rreth 2 përqind), afërsisht gjysma e virusit do të kaloj placentën dhe infektoj fetusin.
Problemet e shoqëruara mund të përfshijnë shurdhimin, paralizën cerebrale, shikimin e dobët, paaftësinë intelektuale, një mëlçi ose shpretkë të zgjeruar dhe një kokë të vogël. Roli i CMV në lindjet e vdekura është studiuar kohët e fundit edhe në Australi.
estet e gjakut CMV zakonisht ofrohen vetëm për gratë që kanë një sëmundje virale në shtatzëni, ose nëse ultrazëri tregon një anomali në fetus. Disa studime madje rekomandojnë të testohen për CMV para konceptimit./Gazeta Shneta/