Veturat e parkuara në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk kanë kursyer as platonë pranë Klinikë së Emergjencës.
Një autoambulancë e merr një pacientë nga Emergjenca për ta dërguar në një klinikë tjetër, shkruan Gazeta Shneta.
Por kur niset nga platoja, e ka vështirë të dal për shkak të veturave të parkuara.
Ndonëse një shenjë tërheq vërejtjen për të mos parkuar veturat, shoferët e pandërgjegjshëm kanë lënë veturat në të dy anët, në hyrje e dalje të platosë e cila shfrytëzohet për autoambulancat për të sjellë pacientët.
Kjo nuk është e vetmja pjesë e QKUK-së e cila bllokohet. Hapësirat e QKUK-së janë të mbingarkuara nga veturat e parkuara nga kryesisht familjarët e pacientëve. /Gazeta Shneta/