Një pacient është detyruar të pres në temperatura të larta për të hyr në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, pasi një veturë me targa të huaja kishte bllokuar rrugën.
Familjarët e pacientit kanë adresuar këtë problem me disa fotografi në faqen “Jepi zë”, ku shihet pacienti i shtrirë në shtrat duke pritur që të vijë shoferi i veturës për t’ia liruar rrugën, transmeton Gazeta Shneta.
“Një pacient që po dilte nga Emergjenca e Mitrovicës është dashur të pres në pikë të nxehtit. Kjo pritje u bë për shkak se një veturë ishte parkuar në hyrjen e objektit. Një familjar ka adresuar shqetësimin në “Jepi zë”, duke alarmuar për gjendjen në atë pjesë. Sipas tij, pacienti ka pritur gjatë dhe vetura është larguar tek pasi ka ardhur Policia. Ndryshe, kjo pjesë bllokohet gjithmonë nga veturat, ani pse është Emergjenca”, thuhet në këtë postim.
Kjo nuk është hera e parë që shoferët i bllokojnë hyrje-daljet e spitaleve nëpër Kosovë. Gazeta edhe më herët ka raportuar për raste të tilla. /Gazeta Shneta/