Rreth dy të tretat e grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara nuk vaksinohen kundër kollës dhe gripit, duke e vënë veten e tyre dhe të porsalindurit në rrezik, thotë një raport i ri nga Qendrat e Sh.B.A-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Gripi dhe pertusis (ose kollë e mirë) janë infeksione serioze që mund të jenë vdekjeprurëse për foshnjat, veçanërisht për ata që janë shumë tëvegjël për t’u vaksinuar drejtpërdrejt,” tha Dr.Anne Schuchat për WebMD.
Por kur gratë marrin këto vaksina gjatë shtatëzënësisë, ato i kalojnë antitrupave tek fetusi që më pas ofrojnë mbrojtje gjatë kohës kur të sapolindurit janë shumë të vegjël për tu vaksinuar transmeton Gazeta Shneta.
Nga vaksinat përfitojnë gjithashtu nënat e ardhshme, theksoi Schuchat.
“Gratë që janë shtatzëne kanë dyfish më shumë gjasa të shtrohen në spital nëse marrin gripin, krahasuar me gratë (joshtatzëne) me moshë të ngjashme gjatë sezonit të gripit,” tha ajo.
Por siç zbulohet raporti i ri i CDC, vetëm një pakicë e grave shtatzëna amerikane janë duke marrë vaksinat që ju duhen.
CDC, rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna të marrin një vaksinën kundër gripit në çdo fazë të shtatëzanisë dhe vaksina kundër kollës, herët në tremujorin e tretë, si pjesë e kujdesit rutinë prenatal.
Ky hulumtimi u botua më 8 tetor në raportin “Vital Signs” të CDC-së./Gazeta Shneta /