Vetëm këta çajëra bimor guxon t’i konsumojë një grua gjatë shtatzënisë

2018-10-15 në ora 21:06

Konsumimi i çajit është një rutinë që shumë gra e ndjekin edhe gjatë shtatzënisë. Pavarësisht kësaj, çaji është i dobishëm për shëndetin e njeriut pasi përmban vlera ushqyese që mbrojnë zemrën dhe rrisin sistemin imunitar, e gjithashtu ai është një antioksidant dhe ul rrezikun e prekjes nga kanceri.

Në vitet e fundit çajrat bimorë janë bërë shumë popullor. Çajrat përftohen nga zhytja e gjetheve, farave apo rrënjëve në ujë të ngrohtë dhe veçimin e lëngut nga mbetjet e ngurta. Kur konsumojmë çaj bimor, ne përfitojmë të gjithë elementët që bima përmban, për shëndetin tonë, në një formë lehtësisht të tretshme.

A është i sigurt konsumimi i çajit bimor gjatë shtatzanisë?

Çajrat bimorë janë të shijshëm dhe bëhen shumë kombinime të cilat mund të zgjidhen nga preferencat personale. Por kujdes, jo të gjithë çajrat bimor mund të konsumohen gjatë shtatzënisë!

Megjithatë, ekziston një listë e çajrave që mund të konsumohen përgjatë periudhës delikate të shtatzënisë, të cilën do ta ndiqni më poshtë:

Çaj i mjedrës ( një filxhan në ditë pas javës së 24);

Çaj i xhinxherit ( 2-3 filxhanë në ditë kur keni probleme me stomakun)

Çaj mentes ( ju ndihmon me të vjellat në shtatzaninë e hershme)

Çaj i rooibos ( është fantastik të konsumohet gjatë shtatzanisë pasi është i pasur me antioksidantë, kalçium dhe  magnez.

Çaj i hithrit (ky çaj ka nivele të larta hekuri, kalçiumi dhe magnezi)

Çaj i kamomilit ( ju ndihmon në lidhje me pagjumësinë dhe inflamacionin e nyjeve)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *