Çdokush që ka parë një fëmijë duke vrapuar në natyrë ose duke luajtur në ujin e lumit, nuk ka nevojë të lexojë studime shkencore për ta vërtetuar se natyra është përgjigjja e shumë vuajtjeve tona.
“Është diçka që shumica e prindërve e ndjenjë me intuitë. Kur fëmijët kanë mundësinë të luajnë pa pengesa në natyrë, ata janë më të lumtur, më të sjellshëm dhe më të shoqërueshëm “, tha Carolyn Schuyler, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Ëildrock, një qendër për lojë natyre dhe eksplorim në Virxhinia, transmeton GazetaShneta.
Por sa kohë në natyrë na bëjnë më të shëndetshëm?
Sipas një studimi nerëzit që kaluan të paktën 120 minuta në javë në natyrë, përjetuan një rritje në shëndetin e tyre mendor dhe fizik, krahasuar me njerëzit që nuk kaluan kohë në natyrë.
Studiuesit thonë se përfitimet shëndetësore ishte e ngjashme me njerëzit që ishin fizikisht aktivë.
Megjithatë, hulumtimet e tjera kanë dëshmuar se vetëm disa periudha të shkurtra në natyrë mund të ofrojnë përfitime shëndetësore tek njerëzit, shkruan “Health Line”.
Këto përfitime, megjithatë, shfaqen vetëm nëse e lini telefonin tuaj mënjanë dhe i jepni natyrës vëmendjen tuaj të plotë, pavarësisht nëse është një pamje e mahnitshme në ndonjë park më të madh vetëm një pemë e bukur afër shtëpisë apo apartamentit tuaj.
“Nëse arrin të krijosh një marrëdhënie të vetëdijshme me një pemë në trotuar, të, duke marrë frymë thellë dhe duke qenë i pranishëm nën hijen e asaj peme, do të përfitoni shumë më shumë seç mund të mendosni”, ka thënë Carolyn.
Por mund të ekzistojë edhe një arsye më e lashtë përse natyra na shëron.
Duke kaluar shumë kohë brenda ose duke qëndruar në kompjuter ose në telefon, janë aktivitete relativisht të reja për paraardhësit tanë, sidomos në krahasim me miliona vjetët që i kemi kaluar jashtë në natyrë./GazetaShneta/