Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në televizionin ‘T7’, ka folur edhe për sektorin e shëndetësisë, për të cilën ka thënë se përgjatë këtij mandati, ky mandat do të ketë rritjen më të madhe që prej kohës së pasluftës.
Kryekuvendari ka folur edhe për rrogat e mjekëve, për të cilat ka premtuar se do të rriten, megjithëse ka thënë se kjo nuk do të ndodh nëpërmjet klientelizmit, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq, Veseli ka thënë se keq qeverisja e partive të mëparshme në këtë ministri ka katandisur në këtë gjendje shëndetësinë, duke shfajësuar partinë e vetë.
Gjithsesi, i pari i Kuvendit megjithëse bisedoi në lidhje me pikat e mangëta që ka shëndetësia, nuk u ndal të fliste specifikisht për këto probleme./Gazeta Shneta/