Vera Ora tregon si luftoi ndaj kancerit të gjirit, ka një porosi për gratë tjera

2019-02-14 në ora 08:17

Sot është njëra prej nënave më të përfolura nga mediat angleze, derisa ajo ka treguar një moment kur është diagnostikuar me kancer

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ajo kishte rritur fëmijët e saj me anë të ushqimit të gjirit, derisa ka treguar se disa vite më vonë ajo ishte diagnostikuar me kancerin e gjirit.

“Ky është një kujtim i çmuar ku ushqeja më gji fëmijën më të vogël. Jeta është e paparashikueshme pasi që u diagnostikova pak vite më vonë me kancer të gjirit, ku zbulova një gungë brenda gjirit ku më vonë pata një operim. Një ndjenjë e hidhët, por ndihem krenare pasi që gjinjtë e mijë shërbyen për qëllimin e tyre të vërtetë”, ka shkruar ajo.

Vera, po ashtu në këtë postim ka bërë të ditur se është e involvuar në një projekt që ka për qëllim rritjen e vetëdijes te gratë për këtë sëmundje.

“E shoh të ardhmen me qëndrime pozitive dhe gjithmonë dëshiroj të rris ndërgjegjësimin e grave të cilat duhet të ndjekin hapat e njëjtë. Të qenit i vetëdijshëm dhe të kontrolloni gjoksin është kruciale dhe jam krenare që do të jem ambasadore e ‘Future Dream’-një organizate që është afër zemrës sime dhe rrit ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, vetëdijen dhe kërkimet për këtë sëmundje”.

Krejt në fund Vera Ora ka treguar se ajo është duke punuar në një projekt për këtë gjë të cilin pritet ta lansojë më 19 shkurt. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *