Banja me kripë Epsom mund të jetë një mënyrë efektive dhe e sigurt për gratë shtatzana në lidhje me lehtësimin e dhimbjeve. Kripa Epsom është një formë e kristalizuar e sulfatit të magnezit.
Megjithatë, mjekët dhe studiuesit përgjithësisht pajtohen se banja me kripë Epsom tek gratë shtatzëna për aq kohë sa merret me masat e duhura nuk përbën ndonjë rrezik.
Në mesin e përfitimeve, përveç lehtësimit të dhimbjes, kjo lloj banje ndihmon edhe në reduktimin e stresit, problemet me hemorroidet, rrit nivelet e magnezit dhe lehtëson kruarjet.
Si të përdorni kripërat Epsom?
Për të bërë një banjë me këtë lloj kripe është shumë e thjeshtë. Mbushni një vaskë me ujë të ngrohtë, dhe hidhni 2 gota të kësaj kripe derisa të tretet plotësisht.
Gratë shtatzana duhet të kenë një kohë të kufizuar në lidhje me qëndrimin.
Duhet të qëndrojnë 12-15 minuta në mënyrë që të largojnë çdo rrezik të mundshëm. Kujdes nuk duhet të jetë shumë e nxehtë sa trupi të mos e përballojë.
Megjithatë, përpara se të ndërmerrni ndonjë veprim, gjithmonë konsultohuni me ndonjë ofrues shëndetësor paraprakisht./pernenat.al/