Dy javë më parë, Italia kishte 322 raste të konfirmuara të koronavirusit.
Në atë pikë, mjekët në spitalet rajonale sipas The Atlantic mund të tërheqnin vëmendje të konsiderueshme për çdo pacient të prekur nga ky virus.
Mirëpo më vonë kur numri shkoi deri në 2.502 raste me virus atëhere mjekët filluan të përballen me vështirësi në pjesën e menaxhimit transmeton Gazeta Shneta.
Sot, Italia ka 10.114 raste të koronavirusit, ku mjekët dhe infermierët nuk janë në gjendje të priren tek të gjithë. Poashtu ka mungesë për të ventiluar të gjithë pacientat që janë nevojtar për oksigjen.
Por sipas Kolegjitë Italian të Anestezisë dhe Kujdesit Intenziv janë marr disa masa dhe kritere për tu zbatuar në vazhdimësi në rrethana të jashtëzakonshme.
Autorët, të cilët janë vet mjekët treguan se: “Mund të bëhet e nevojshme të vendosni një kufi moshe për qasjen në kujdesin intensiv.”
Ata që janë shumë të moshuar për të pasur një mundesi të lartë të rimëkëmbjes do të lihej të vdisnin.
Përveç moshës, mjekët dhe infermierët këshillohen gjithashtu të marrin parasysh gjendjen e përgjithshme të shëndetit të një pacienti:
Kjo është pjesërisht sepse studimet e hershme të virusit duket se sugjerojnë që pacientët me kushte serioze shëndetësore ekzistuese kanë shumë më shumë gjasa të vdisnin.
“Këto kritere vlejnë për të gjithë pacientët në kujdesin intensiv, jo vetëm ata të infektuar me CoVid-19” u shprehen ata. /Gazeta Shneta/