Ekziston një listë e ushqimeve me që mund të shkaktojnë dëme në shëndetin e fëmijëve gjatë një vakti.
Shumica e ushqimeve që janë përgjegjëse për aksidentet e rënda të mbytjes kanë karakteristikat e mëposhtme: janë të vogla, kanë forma të rrumbullakëta, zakonisht me formë cilindrike ose përputhen me rrugët e frymëmarrjes së fëmijës (rrushi, qershitë, mozarela, karota të prera në feta, kikirikë, fistikë), janë ngjitës, janë ushqime që edhe pse të prerë nuk humbasin konsistencën e tyre (dardha, pjeshkë, kumbulla, biskota të bëra në shtëpi) dhe kanë një mbështjellje të fortë (karota juliene, proshutë e papërpunuar).
Shumë nga këto ushqime pastaj mund të bëhen edhe më të rrezikshme nga mënyra si janë gatuar dhe si servilen tek fëmijët. Nëse një sallam ose një kokërr e rrushit janë të prerë në drejtimin gjatësor dhe në copa të vogla, ata nuk bllokojnë rrugët e frymëmarrjes te një fëmijë dhe si rezultat janë më pak të rrezikshme.
Duhet të kujtojmë se fëmijët më të vegjël kanë më pak aftësi “mbrojtëse” sesa të rriturit. Sistemi i tyre neurologjik nuk është ende plotësisht i pjekur, kështu që ata e kanë të vështirë të dëbojnë me forcë një trup të huaj, ose një ushqim që përfundon gabimisht në rrugët e frymëmarrjes në vend të traktit të tretjes./ Shendeti.com.al
– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.