Në fillim, babai i dy fëmijëve Brad Kearns, ndihej i bezdisur nga gruaja e tij, e cila vazhdimisht e etiketonte atë në postimet e Facebook, por shpejt e kuptoi se ishte një mënyrë e mrekullueshme për t’u rilidhur me njëri-tjetrin.
Blogeri i Aussie ka shkruar një post në Facebook rreth mendimeve të tij në etiketimin e partnerit tuaj në postime, postim ky i cili kaloi në viralitet, raporton Gazeta Shneta.
“Çdo ditë gruaja më etiketon në postimet e Facbook, çdo ditë, gati disa herë në ditë.”, shkroi ai.
“Më parë bezdisesha nga kjo.”
“Por, me kalimin e kohës kam mësuar se ajo më etiketon në gjëra që janë qesharake, inteligjente ose relevante për ne dhe për marrëdhënien tonë.”
“Unë përpiqem të mos i injoroj etiketimet e saj, e cila nuk merr kohë fare.”
Ai inkurajon njerëzit e tjerë që të marrin vesh se çfarë po përpiqen t’i tregojnë partnerët e tyre.
“Çfarëdo mesazhi që po përpiqet ta dërgoi, u refuzua për shkak të arrogancës dhe pamundësisë për të marrë disa sekonda për të lexuar diçka që ndoshta ishte e rëndësishme për mënyrën se si ndihej.”
“Lexojeni postimin, vetëm lexojeni atë dreq postimi, tregoni asaj që e doni, le ta di se ju intereson!”, e përmbyll ai me shpresën se do t’i vetëdijësojë burrat e tjerë./Gazeta Shneta/