Gratë që shmangin mishin gjatë shtatzënisë rrisin ndjeshëm rrezikun që fëmijët e tyre të krijojnë lidhje ndaj drogës dhe alkoolit, sipas hulumtimeve të reja.
Një studim nga Instituti Kombëtar në Abuzim Alkooli zbuloi se adoleshentët e moshës 15 vjeçare, nënat e të cilëve nuk konsumonin mish gjatë shtatzënisë, ishin më të prirur ndaj abuzimit me substanca, transmeton Gazeta Shneta
Ndërsa trendet e fundit të shëndetit pasqyrojnë një numër më të madh njerëzish që konvertohen në vegjetarianizëm, studiuesit po paralajmërojnë për ndikimet negative të stilit të jetesës që mund të dëmtojnë fëmijët.
Autori i studimit Dr. Joseph Hibbeln tha se, ndërkohë që gratë shpesh këshillohen ta ulin konsumin e tyre të mishit, kjo mund t’iu shkaktoj mangësi ushqyese që mund të ndikojnë në zhvillimin e trurit të një fëmije.
Shumica e grave vegjetariane gjatë shtatzënisë kanë mangësinë e vitaminës B12, pasi që vitamina është e depozituar kryesisht në mish dhe butak.
Vitamina B12 njihet si thelbësore për trupin, pasi që metabolizon acidin folik, lëndë kjo jetësore për zhvillimin e një fetusi të shëndoshë./Gazeta Shneta/